Aksident tragjik në Divjakë – Humb jetën një 15-vjeçar pas përplasjes me makinë

Aksident tragjik në Divjakë – Humb jetën një 15-vjeçar pas përplasjes me makinë

Divjakë – Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Kamenicë, në bashkinë Divjakë.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, rreth orës 12:30, një automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin R. Ç., është përplasur me një motorçikletë që drejtohej nga një 15-vjeçar.

Si pasojë e përplasjes fatale, adoleshenti ka ndërruar jetë në vend.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat dhe janë duke u kryer veprimet hetimore procedurale për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të përplasjes tragjike.

BluTV do të sjellë informacionet më të fundit sapo të disponohen të dhëna zyrtare shtesë mbi ngjarjen.

Lajmi nga: Armand Xhelili
Media e dytë
Armand Xhelili

Armand Xhelili

Armandi Xhelilaj është gazetar me përvojë të gjatë në median vizive dhe të shkruar, me fokus në raportimin nga terreni dhe trajtimin e problematikave sociale e komunitare. Me një formim akademik në Gazetari-Komunikim dhe eksperiencë në televizione ai ka dëshmuar profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm në fushën e informimit.

Komente

-