Aksident tragjik në aksin Elbasan–Librazhd, një viktimë dhe disa të lënduar

Aksident tragjik në aksin Elbasan–Librazhd, një viktimë dhe disa të lënduar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar këtë të hënë në aksin Elbasan–Librazhd, konkretisht në segmentin rrugor Xibrakë–Labinot Fushë. Dy automjete janë përplasur me një shpejtësi të konsiderueshme, duke shkaktuar dëmtime të rënda për pasagjerët.
Burime jo zyrtare bëjnë me dije se përplasja ka qenë tepër e fortë, çka ka çuar në plagosjen e dy personave, të cilët u transportuan me urgjencë drejt spitalit. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme mjekësore, njëri prej të plagosurve nuk arriti t’i mbijetojë plagëve dhe humbi jetën në ambientet spitalore.
Ndërkohë, një tjetër aksident është shënuar në Kthesat e Murrashit, ku një automjet ka dalë nga rruga. Për fat të mirë, drejtuesi i mjetit ka shpëtuar pa lëndime serioze. Ngjarja ka shtuar shqetësimet e banorëve dhe drejtuesve të mjeteve për sigurinë rrugore në këtë segment me rrezikshmëri të lartë.
Policia rrugore po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidenteve dhe përcaktimin e përgjegjësive.

Lajmi nga: BLU TV Reports

Komente

-