Një aksident u regjistrua paraditen e sotme në rrugën Transballkanike në qytetin e Vlorës, ku një automjet i tipit “Golf” goditi një këmbësore të moshuar rreth 65 vjeçe, e cila po kalonte në vijat e bardha.
Pas përplasjes me këmbësoren, automjeti “Golf” ka humbur kontrollin dhe është përplasur edhe me një tjetër automjet të tipit “Audi”.
E moshuara pësoi plagë në trup dhe gjymtyrë, por sipas burimeve mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Të pranishmit në vendngjarje, përfshirë kalimtarë dhe drejtues të tjerë mjetesh, i dhanë ndihmën e parë derisa mbërritën forcat e policisë dhe ambulanca.
Aktualisht, gruaja po merr ndihmën e parë mjekësore dhe do të transportohet në spitalin rajonal të Vlorës për trajtim të mëtejshëm.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. BluTV do të vijojë të raportojë për gjendjen e të lënduarës dhe masat e ndërmarra nga autoritetet.
Komente