Më datë 15.07.2025, rreth orës 21:10, në rrugën "Dhimitër Konomi", në vendin e quajtur Palazinë, ka ndodhur një aksident rrugor mes një automjeti dhe një biçiklete.
Në aksident ishte përfshirë automjeti me targë AE840T, i drejtuar nga shtetasi Adriatik Lame, lindur më 10.05.1967, dhe shtetasi amerikan Alex Shower, rreth 30 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë.
Pas aksidentit, shtetasi amerikan u transportua me urgjencë nga ambulanca drejt Spitalit Rajonal Vlorë për ndihmë mjekësore. Pas marrjes së trajtimit, ai është larguar nga spitali dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje, janë kryer veprimet procedurale nga Oficerët e Policisë Gjyqësore. Sipas të dhënave paraprake, testi i alkoolit për drejtuesin e automjetit rezultoi negativ.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Adriatik Golemaj, Drejtor Ekzekutiv i televizionit, ka 28 vite përvojë në media lokale dhe ndërkombëtare. Ka punuar si gazetar, redaktor dhe prezantues, si dhe si ndërmjetës për organizata mediatike të huaja. Ka drejtuar projekte komunikimi me publikun dhe median për kompani ndërkombëtare. Në rolin e tij aktual, ai garanton funksionimin e televizionit dhe përfaqëson institucionin në bashkëpunime strategjike.
Komente