Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Lungomares në Vlorë, ku janë përplasur dy automjete.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale. Qarkullimi në zonë është normalizuar.
Elton Nika është gazetar i njohur nga Vlora, me një karrierë të gjatë në raportimin e lajmeve lokale dhe kombëtare. Aktualisht, ai kontribuon në Blu TV me kronika nga terreni dhe emisione informuese.
Komente