Aksident në Lungomare - 70-vjeçari përplas këmbësoren në vijat e bardha

Aksident në Lungomare - 70-vjeçari përplas këmbësoren në vijat e bardha

Një aksident rrugor u regjistrua paraditen e sotme në zonën turistike të Lungomares, në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ndodhi pranë një kalimi për këmbësorë, ku një automjet tip Renault, i drejtuar nga një shtetas 70-vjeçar, përplasi një grua rreth 60 vjeçe që po kalonte rrugën në vijat e bardha.

E lënduara u transportua me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës. Deri në këto momente, nuk ka të dhëna zyrtare mbi gjendjen e saj shëndetësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprimet procedurale të mëtejshme.

BluTV do të vijojë të raportojë për çdo zhvillim të mëtejshëm mbi këtë ngjarje.

Lajmi nga: Ariola Hasanaj
Ariola Hasanaj

Ariola Hasanaj

Ariola është një gazetare e re dhe energjike në ekipin e Blu TV, e njohur për qasjen e saj dinamike ndaj lajmit dhe pasionin për gazetarinë terreni. Ajo sjell një zë të freskët dhe angazhim të vazhdueshëm në pasqyrimin e problematikave sociale dhe zhvillimeve aktuale, duke qenë afër komunitetit dhe duke raportuar me saktësi e profesionalizëm.

Komente

-