Aksident në Lepenicë – Lëndohet një grua dhe dy fëmijë

Aksident në Lepenicë – Lëndohet një grua dhe dy fëmijë

Sot, rreth orës 10:40, në fshatin Lepenicë, një grua rreth 35 vjeçe ka humbur kontrollin mbi automjetin tip "Renault" që po drejtonte dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në shtratin e lumit.

Në momentin e aksidentit, në makinë ndodheshin edhe dy fëmijët e saj. Si pasojë, të tre janë lënduar dhe janë transportuar menjëherë në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.

Blu Televizion do të vijojë të raportojë mbi gjendjen shëndetësore të të lënduarve dhe çdo zhvillim të mëtejshëm.

Lajmi nga: BLU TV Reports

Komente

-