Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme, rreth orës 12:50, në aksin Vlorë–Selenicë, pranë fshatit Sherishtë. Dy automjete, një kamionçinë tip “Nissan” dhe një automjet tip “Audi”, janë përplasur, duke shkaktuar plagosjen e tre personave.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i kamionçinës, shtetasi N. H., 68 vjeç, është përplasur me automjetin “Audi”, që drejtohej nga shtetasi Xh. Xh., rreth 23 vjeç. Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar drejtuesi i “Audi”-t dhe pasagjeri i kamionçinës, shtetasi F. C., 61 vjeç.
Të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Armandi Xhelilaj është gazetar me përvojë të gjatë në median vizive dhe të shkruar, me fokus në raportimin nga terreni dhe trajtimin e problematikave sociale e komunitare. Me një formim akademik në Gazetari-Komunikim dhe eksperiencë në televizione ai ka dëshmuar profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm në fushën e informimit.
Komente