Një aksident automobilistik është regjistruar rreth orës 03:00 të mëngjesit të së enjtes në aksin rrugor Sarandë–Delvinë, në vendin e quajtur Shelegar. Një automjet ka humbur kontrollin dhe është përmbysur jashtë rrugës.
Drejtuesi i mjetit, një 22-vjeçar nga Delvina, i cili po udhëtonte i vetëm, është plagosur dhe u transportua menjëherë në spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore. Aktualisht, gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandës, të cilat po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit. Testi për alkool tek drejtuesi i mjetit ka rezultuar negativ, duke përjashtuar përdorimin e substancave të ndaluara si shkak të aksidentit.
Komente