Një aksident rrugor është regjistruar sot në aksin kombëtar Maqellarë–Peshkopi, në zonën e Melanit, ku dy automjete u përplasën mes tyre.
Në këtë ngjarje kanë mbetur të lënduar një çift bashkëshortësh. Të dy u transportuan menjëherë me ambulancë drejt Spitalit të Peshkopisë, ku po marrin trajtim mjekësor. Sipas burimeve, gruaja e plagosur ishte shtatzënë dhe ndodhet nën kujdes të veçantë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se mjegulla e dendur dhe prania e akullit në rrugë mund të kenë qenë faktorë ndikues.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit, sidomos në segmentet ku kushtet atmosferike janë të vështira.
Komente