Aksident në aksin Fier–Levan, dy të lënduar pas përplasjes me shtyllë tensioni të lartë

Aksident në aksin Fier–Levan, dy të lënduar pas përplasjes me shtyllë tensioni të lartë

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin Fier–Levan, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”. Një automjet tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë të tensionit të lartë, duke lënë të lënduar dy persona, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier.

Sipas burimeve nga vendngjarja, të dëmtuarit ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e një parakalimi të gabuar nga një furgon, i cili i ka prerë rrugën drejtuesit të mjetit “Ford”.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes maksimal në lëvizje, sidomos në akse me intensitet të lartë qarkullimi si ai Fier–Levan.

Lajmi nga: Armand Xhelili
Armand Xhelili

Armand Xhelili

Armandi Xhelilaj është gazetar me përvojë të gjatë në median vizive dhe të shkruar, me fokus në raportimin nga terreni dhe trajtimin e problematikave sociale e komunitare. Me një formim akademik në Gazetari-Komunikim dhe eksperiencë në televizione ai ka dëshmuar profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm në fushën e informimit.

Komente

-