Një aksident tragjik ka ndodhur pak minuta më parë në Levan të Fierit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes së fortë, 5 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa një prej tyre nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka humbur jetën, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar.
Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e dinamikës së këtij aksidenti të rëndë, i cili ka pasur pasoja fatale. Sipas informacionave të para, të dyja automjetet ishin duke udhëtuar në të njëjtin drejtim, njëri pas tjetrit. Dyshohet se drejtuesi i automjetit të dytë ka humbur ndjenjat në timon, ka qenë i pavetëdijshëm dhe ka goditur automjetin përpara tij. Për pasojë, automjeti ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.
Autoritetet po kryejnë hetimet për të zbuluar shkaqet e plota të aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.
E diplomuar në Fakultetin e Gazetarisë dhe Komunikimit në Bukuresht, në vitet 1998–2003, Marsela Topi ka ndërtuar një karrierë të gjatë dhe të qëndrueshme në fushën e medias, duke kontribuar në radio, televizione lokale dhe qendrore.
Me një përkushtim të vazhdueshëm ndaj informimit të saktë dhe profesional, ajo njihet për stilin e saj të matur, korrekt dhe të ndërtuar mbi parimin e objektivitetit gazetaresk.
Përvoja e saj shumëvjeçare është pasqyruar në mbulimin e ngjarjeve me rëndësi dhe në trajtimin e temave me ndjeshmëri publike, duke ruajtur gjithmonë integritetin dhe besueshmërinë si gazetare.
Komente