Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aksin Bay Pas Pluk-Savër në Lushnje, ku një automjet ka dalë nga rruga, ka përfunduar mbi trafikndarësen dhe më pas është përfshirë nga flakët. Brenda makinës ndodheshin pesë persona: Alfred, Ramis, Akile, Valbona dhe Besard Krasniqi, të cilët kanë marrë plagë të shumta.
Sipas burimeve nga policia, dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal të Lushnjes, ku po marrin ndihmën e parë mjekësore.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia mbi normat e lejuara, në kombinim me lagështinë në rrugë, e cila ka bërë që automjeti të humbasë kontrollin. Ky segment rrugor njihet për problematikat e tij sa herë ka reshje shiu, pasi mbledh ujë dhe shndërrohet në një kurth të vërtetë për drejtuesit që nuk respektojnë kufijtë e shpejtësisë.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Blu Televizion do të vijojë të përcjellë informacion të përditësuar për këtë ngjarje të rëndë.
Vjola Murati është spikere dhe gazetare në Blu Televizion, me një formim akademik në Shkenca Sociale dhe Komunikim nga Universiteti i Tiranës. Ajo sjell në ekran profesionalizëm, ndjeshmëri dhe përkushtim ndaj realitetit të komunitetit vendas.
Komente