Aksident i rëndë në autostradën Levan-Vlorë - Dy persona të plagosur

Aksident i rëndë në autostradën Levan-Vlorë - Dy persona të plagosur

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në autostradën Levan-Vlorë, në afërsi të "Urës së Mifolit". Sipas informacionit paraprak, një motorr që tentoi të parakalonte është përplasur me një automjet të tonazhit të rëndë, një trailer.

Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i motorrit dhe pasagjeri kanë mbetur të lënduar. Ata janë transportuar menjëherë drejt spitalit për mjekim të specializuar.

Në vendngjarje ndodhet policia, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e aksidentit. Grupi hetimor është në procesin e mbledhjes së dëshmive dhe provave, ndërkohë që autoritetet po bëjnë thirrje për kujdes të shtuar në këtë segment të rrugës.

Lajmi nga: Marsela Topi
Marsela Topi

Marsela Topi

E diplomuar në Fakultetin e Gazetarisë dhe Komunikimit në Bukuresht, në vitet 1998–2003, Marsela Topi ka ndërtuar një karrierë të gjatë dhe të qëndrueshme në fushën e medias, duke kontribuar në radio, televizione lokale dhe qendrore.
Me një përkushtim të vazhdueshëm ndaj informimit të saktë dhe profesional, ajo njihet për stilin e saj të matur, korrekt dhe të ndërtuar mbi parimin e objektivitetit gazetaresk.
Përvoja e saj shumëvjeçare është pasqyruar në mbulimin e ngjarjeve me rëndësi dhe në trajtimin e temave me ndjeshmëri publike, duke ruajtur gjithmonë integritetin dhe besueshmërinë si gazetare.

Komente

-