Aksident i rëndë në aksin Fier–Ballsh, tre të mitur të plagosur – dy në gjendje të rëndë

Aksident i rëndë në aksin Fier–Ballsh, tre të mitur të plagosur – dy në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e së premtes, rreth orës 21:00, në aksin Fier–Ballsh, në vendin e quajtur Plyg, ku një 15-vjeçar, banues në Mbyet, ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Për pasojë, dy pasagjerë të moshave 13 dhe 14 vjeç kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier, ku ndodhen nën kujdesin intensiv të mjekëve. Të dy adoleshentët janë futur menjëherë në sallën e operacionit, ndërsa drejtuesi i mjetit, gjithashtu i mitur, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Automjeti ku udhëtonin tre të miturit është nxjerrë nga kanali anësor i rrugës, ku kishte përfunduar pas daljes nga rruga, dhe është gjetur tërësisht i shkatërruar.

Policia po heton shkeljet e mundshme që çuan në drejtimin e mjetit nga një i mitur, si dhe të gjitha kushtet që sollën këtë ngjarje të rëndë. Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes maksimal në rrugë dhe respektim të rregullave të qarkullimit, veçanërisht për drejtimin e mjeteve nga persona që nuk kanë leje drejtimi.

Lajmi nga: Armand Xhelili
Armand Xhelili

Armand Xhelili

Armandi Xhelilaj është gazetar me përvojë të gjatë në median vizive dhe të shkruar, me fokus në raportimin nga terreni dhe trajtimin e problematikave sociale e komunitare. Me një formim akademik në Gazetari-Komunikim dhe eksperiencë në televizione ai ka dëshmuar profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm në fushën e informimit.

Komente

-