Një aksident tragjik është regjistruar në orët e para të mëngjesit në fshatin Libofshë të Fierit, ku një 62-vjeçar ka humbur jetën teksa punonte tokën bujqësore me traktor. Sipas të dhënave paraprake, gjatë punës mjeti është përmbysur dhe e ka zënë poshtë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Policia është njoftuar menjëherë dhe ka mbërritur në vendngjarje, ku po kryhen të gjitha veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit. Autoritetet konfirmojnë se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e humbjes së kontrollit mbi mjetin bujqësor.
Komente