61-vjeçari gjendet i pajetë në banesë në Shijak, dyshohet vdekje natyrale

61-vjeçari gjendet i pajetë në banesë në Shijak, dyshohet vdekje natyrale

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Çizmeli të Shijakut, ku një 61-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij. Sipas të dhënave paraprake, shtetasi me inicialet T.B. dyshohet se ka humbur jetën nga shkaqe natyrale, pasi gjatë këqyrjes së trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Policia njoftoi se vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Lajmi nga: BLU TV Reports

Komente

-