Tiranë – Me rastin e 34-vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka uruar anëtarët dhe mbështetësit e kësaj force politike, duke vlerësuar kontributin dhe rrugëtimin e saj që prej 12 qershorit 1991.
Në një postim përkujtimor, Spiropali e cilëson Partinë Socialiste si “forcën më të madhe, më progresiste, më demokratike, më të hapur dhe më europiane në jetën politike të vendit”. Ajo thekson gjithashtu se këto vlera e kanë bërë PS-në edhe “më të suksesshmen në qeverisjen e Shqipërisë”.
“Prej 12 qershorit 1991, në 34 vjet, socialistët shqiptarë ndërtuan Partinë më të madhe, më progresiste, më demokratike, më të hapur e më europiane, e për këto merita, edhe më fitimtaren e më të suksesshmen në qeverisjen e vendit”, shkruan Spiropali.
Duke përmendur edhe fitoren e fundit në zgjedhjet vendore të 11 majit, Spiropali thekson se drejtimi i vendit nga Partia Socialiste, nën udhëheqjen e kryeministrit Edi Rama, po e çon Shqipërinë me vendosmëri drejt integrimit europian dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
“Po e bëjmë Shqipërinë shtëpinë e të gjithë shqiptarëve dhe po e udhëheqim me vizion drejt familjes europiane, për më shumë mirëqenie, drejtësi, standarde, mundësi e barazi për të gjithë pa dallim”, shton ndër të tjera Kryeparlamentarja.
Komente