25 vite në shërbim të qytetarëve – Avokati i Popullit feston përvjetorin me mesazh reflektues

25 vite në shërbim të qytetarëve – Avokati i Popullit feston përvjetorin me mesazh reflektues

Tiranë – Institucioni i Avokatit të Popullit shënon sot 25-vjetorin e krijimit, një moment simbolik për forcimin e të drejtave të njeriut dhe të shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Me këtë rast, në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, institucioni kujton themelimin e tij në vitin 2000, si një organ kushtetues i pavarur për mbrojtjen e të drejtave themelore dhe promovimin e llogaridhënies institucionale.

“Në zemër të Ballkanit, Shqipëria është një vend me histori të pasur dhe plot kontraste... Në këtë realitet gjithnjë në zhvillim, të drejtat dhe liritë e individit shpesh janë vënë në provë, janë ripërcaktuar dhe rifituar me përpjekje të vazhdueshme,” – thuhet në mesazh.

Avokati i Popullit e përshkruan këtë përvjetor si një moment reflektimi dhe dialogu, por edhe si një angazhim të ri për drejtësi, dinjitet dhe mbrojtjen e lirive njerëzore.

Në kuadër të 25-vjetorit, institucioni ka prezantuar edhe logon e re zyrtare, ku ndërthuren simbolikisht shifrat 25, shqiponja – përfaqësuese e qytetarit dhe shtetit – si dhe inicialet “AP” të institucionit.

BluTV uron përvjetorin e këtij institucioni që mbetet një shtyllë e rëndësishme në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve shqiptarë.

Lajmi nga: Elton Nika
Elton Nika

Elton Nika

Elton Nika është gazetar i njohur nga Vlora, me një karrierë të gjatë në raportimin e lajmeve lokale dhe kombëtare. Aktualisht, ai kontribuon në Blu TV me kronika nga terreni dhe emisione informuese.

Komente

-