200 pishina në gjithë vendin nën kontroll –  Inspektorati Shëndetësor merr masa për sezonin veror

200 pishina në gjithë vendin nën kontroll – Inspektorati Shëndetësor merr masa për sezonin veror

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor po vijon kontrollet në të gjitha pishinat e vendit për të garantuar kushte higjieno-sanitare gjatë sezonit turistik. Nga muaji qershor e deri më sot janë inspektuar rreth 200 pishina në mbarë vendin, ndërsa procesi do të vazhdojë deri në fund të verës.

Për pishinat ku janë konstatuar mangësi, janë vendosur detyra me afate të përcaktuara për përmirësim. Në rastet kur subjektet nuk kanë respektuar standardet, janë marrë masa administrative.

Kontrollet përfshijnë:

- Respektimin e kapaciteteve të frekuentuesve sipas sipërfaqes së pishinës

- Kryerjen e analizave fiziko-kimike dhe bakteriologjike të ujit

- Zbatimin e rregullores së brendshme

- Praninë e personelit të kualifikuar për vëzhgim, shpëtim dhe ndihmën e parë

Inspektorati bën të ditur se inspektimet do të vazhdojnë me intensitet dhe do të trajtohet me seriozitet çdo sinjalizim apo ankesë, me qëllim garantimin e sigurisë dhe shëndetit të pushuesve gjatë gjithë sezonit turistik.

Lajmi nga: Dea Hasanaj
Dea Hasanaj

Dea Hasanaj

Dea Hasanaj është Drejtore e Burimeve Njerëzore, Administratës dhe Programacionit në Blu TV. Me formim juridik, ajo koordinon funksionimin organizativ të televizionit, menaxhon stafin dhe siguron zbatimin e standardeve editoriale.

Përveç detyrës drejtuese, Dea është edhe autore dhe shkrimtare opinioni, e njohur për analizat e saj mbi çështje sociale, kulturore dhe mediatike.

Ajo përfaqëson institucionin pranë palëve të treta, dhe kujdeset për ecurinë e bashkëpunimit të brendshëm.
Roli i saj është thelbësor për funksionimin efikas dhe identitetin editorial të Blu TV

Komente

-