Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një 17-vjeçare ka mbërritur në spital me plagë të rënda nga plumbat. Sipas mjekëve të spitalit, vajza ka qenë e vetëdijshme kur ka mbërritur në ambientet e spitalit, por ka humbur ndjenjat menjëherë dhe ka rënë në koma.
Në momentin e kontrollit, mjekët kanë konstatuar dy plagë të rënda në kokë: njëra në pjesën e syrit, afër temthit, dhe tjetra në pjesën tjetër të kokës, nga ku plumbi ka dalë. Pas shqyrtimit dhe ndihmës së menjëhershme, 17-vjeçarja, e identifikuar si Hyerta Hysaj, është intubuar dhe ndodhet ende në gjendje të rëndë.
Sipas mjekëve, arsyeja që ka shpëtuar jetën e saj është se gjaku ka dalë jashtë kokës dhe nuk ka pasur hemorragji të brendshme, çka ka mundësuar stabilizimin e saj për momentin. Gjendja e saj vijon të jetë kritike, dhe pritet që ajo të transferohet në spitalin e Tiranës për trajtim më të specializuar.
Drejtuesit e spitalit po monitorojnë gjendjen e saj me kujdes dhe janë në pritje të përmirësimit të situatës për t’i ofruar një ndihmë të mëtejshme mjekësore.
Gentjan Kellçiu është gazetar dhe moderator nga Vlora, i njohur për raportimet e tij në terren dhe drejtimin e emisioneve informative. Aktualisht ai drejton emisionin e mëngjesit “Agon Blu” në Blu TV.
Komente