Më 15 qershor 2008, vetëm katër muaj pas shpalljes së Pavarësisë, Kushtetuta e Republikës së Kosovës hyri në fuqi duke e përkufizuar vendin si një shtet të pavarur, sovran, demokratik dhe të pandashëm.
Ky dokument themelor e njeh Kosovën si një shtet laik dhe shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarë dhe komunitete të tjera. Me hyrjen në fuqi të Kushtetutës nisi zbatimi i Planit të Ahtisaarit – projektit ndërkombëtar që synonte ndërtimin e institucioneve funksionale dhe të barabarta për të gjithë qytetarët.
Në një periudhë të shkurtër, institucionet e reja arritën të miratojnë 40 ligje të rëndësishme që dilnin nga ky plan. Megjithatë, hyrja në fuqi e Kushtetutës u kundërshtua nga përfaqësuesit e komunitetit serb, që nuk e njohën shpalljen e pavarësisë.
Sot, 17 vite më pas, Kosova është njohur nga 118 shtete dhe Kushtetuta e saj mbetet simboli ligjor dhe politik i pavarësisë dhe identitetit shtetëror të vendit.
Vjola Murati është spikere dhe gazetare në Blu Televizion, me një formim akademik në Shkenca Sociale dhe Komunikim nga Universiteti i Tiranës. Ajo sjell në ekran profesionalizëm, ndjeshmëri dhe përkushtim ndaj realitetit të komunitetit vendas.
Komente