14 Qershori, Dita Botërore e Dhuruesve të Gjakut – Thirrje për jetën që dhurohet me zemër

14 Qershori, Dita Botërore e Dhuruesve të Gjakut – Thirrje për jetën që dhurohet me zemër

Çdo vit më 14 qershor, bota kremton Ditën Botërore të Dhurimit të Gjakut – një moment për të vlerësuar ata që dhurojnë jetë përmes një gjesti human, por edhe për të rritur ndërgjegjësimin për nevojën e vazhdueshme për gjak të sigurt dhe të disponueshëm.

E shpallur në vitin 2005 nga Asambleja Botërore e Shëndetësisë, kjo ditë i fton vendet anëtare të mbështesin dhe forcojnë sistemet kombëtare të dhurimit të gjakut, me theks të veçantë tek dhurimi vullnetar dhe jo i shpërblyer. Sipas Rezolutës WHA58.13, shtetet duhet të sigurojnë programe të qëndrueshme dhe të mbikëqyrura për menaxhimin e gjakut, me synimin për të përmbushur nevojat jetike të pacientëve, si në ndërhyrje të planifikuara ashtu edhe në situata emergjente.

Gjakut nuk mund t’i gjendet zëvendësues – ai është një burim jetik që shpëton jetë. Në këtë 14 qershor, le të kujtojmë se çdo pikë gjaku është një akt dashurie dhe një investim në jetë.

Lajmi nga: Ariola Hasanaj
Ariola Hasanaj

Ariola Hasanaj

Ariola është një gazetare e re dhe energjike në ekipin e Blu TV, e njohur për qasjen e saj dinamike ndaj lajmit dhe pasionin për gazetarinë terreni. Ajo sjell një zë të freskët dhe angazhim të vazhdueshëm në pasqyrimin e problematikave sociale dhe zhvillimeve aktuale, duke qenë afër komunitetit dhe duke raportuar me saktësi e profesionalizëm.

Komente

-