Rritje e ndjeshme e vizitorëve në Muzeun Kombëtar të Pavarësisë në Vlorë

Rritje e ndjeshme e vizitorëve në Muzeun Kombëtar të Pavarësisë në Vlorë

Muzeu Kombëtar i Pavarësisë në Vlorë po përjeton një rritje të ndjeshme të numrit të vizitorëve. Në një intervistë për Blu Televizion, drejtoresha e muzeut, Kozeta Halili, konfirmoi se krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, muajt mars dhe prill të këtij viti kanë shënuar një rritje me rreth 150% të vizitave.

Vizitorët janë kryesisht turistë nga vende të ndryshme të Europës, por gjithashtu nuk mungojnë edhe shqiptarët nga Kosova, të cilët vazhdojnë të tregojnë interes të veçantë për këtë monument historik.

Në një prononcim për Blu Televizion, Kozeta Halili deklaroi:
“Jemi të përgatitur për sezonin turistik. Do të shtojmë orarin e punës dhe personelin për t’i ardhur në ndihmë fluksit të turistëve, ndërsa së shpejti do të realizohet edhe dixhitalizimi i muzeut, duke ofruar një përvojë më moderne dhe interaktive për vizitorët.”

Muzeu i Pavarësisë mbetet një nga destinacionet më të vizituara nga turistët vendas dhe të huaj, një trend pozitiv që pritet të vazhdojë edhe gjatë këtij viti, falë projekteve të reja dhe aktiviteteve të shumta të planifikuara për sezonin veror.

Lajmi nga: BLU TV Reports

Komente

-