Rritet numri i të rinjve me sëmundje të zemrës në Vlorë – Kardiologët: “Zemra nuk fal, kujdesuni që herët”

Një shqetësim serioz po evidentohet në Vlorë: sëmundjet kardiovaskulare nuk janë më vetëm problem i moshës së tretë, por po prekin gjithnjë e më shumë moshat e reja.

Në një intervistë për Blu TV, mjekja kardiologe Suela Spahiu nga Poliklinika e Specialiteteve në Vlorë, shprehet se numri i vizitave për probleme me zemrën është në rritje të ndjeshme, dhe një pjesë e konsiderueshme e pacientëve janë të rinj nën moshën 40 vjeç.

“Çdo ditë në shërbimin tonë paraqiten dhjetëra qytetarë me ankesa të ndryshme kardiake. Ajo që na shqetëson është fakti se po rritet ndjeshëm numri i të rinjve me probleme serioze të zemrës”, u shpreh kardiologia Spahiu.

Sipas saj, faktorët kryesorë që ndikojnë në këtë rritje alarmante janë:

Mënyra e jetesës sedentare

Ushqyerja e pashëndetshme dhe e pakontrolluar

Stresi i përditshëm

Përdorimi i substancave si duhani dhe alkooli

Trashëgimia familjare

Kardiologia i bën një apel të fortë të rinjve: “Zemra nuk fal”, ndaj kujdesi për të duhet të nisë herët. Ajo thekson rëndësinë e kontrolleve të rregullta, të mosneglizhimit të simptomave si lodhja, marramendja, ose dhimbjet në gjoks, dhe domosdoshmërinë për t’iu drejtuar mjekut specialist sa herë ndihen shqetësime.

“Asnjë simptomë nuk është e vogël kur bëhet fjalë për zemrën”, thotë Spahiu, duke shtuar se ndërgjegjësimi dhe parandalimi janë çelësi i shëndetit afatgjatë.

Lajmi nga: Ariola Hasanaj
Ariola Hasanaj

Ariola Hasanaj

Ariola është një gazetare e re dhe energjike në ekipin e Blu TV, e njohur për qasjen e saj dinamike ndaj lajmit dhe pasionin për gazetarinë terreni. Ajo sjell një zë të freskët dhe angazhim të vazhdueshëm në pasqyrimin e problematikave sociale dhe zhvillimeve aktuale, duke qenë afër komunitetit dhe duke raportuar me saktësi e profesionalizëm.

Komente

fqetaa7zd@mozmail.com

Plunge into the epic realm of EVE Online. Start your journey today. Conquer alongside hundreds of thousands of players worldwide. [url=https://www.eveonline.com/signup?invc=46758c20-63e3-4816-aa0e-f91cff26ade4]Begin your journey[/url]

16 October 2025, 02:19

-