Pjesë e grupit të Çelës e Çapjes, arrestohet Vilson Pepa në Republikën Domenikane

Pjesë e grupit të Çelës e Çapjes, arrestohet Vilson Pepa në Republikën Domenikane

Është arrestuar në Republikën Domenikane shtetasi shqiptar Vilson Pepa, i njohur ndryshe si anëtar i grupit kriminal që trafikonte drogë dhe që drejtohej nga Ervis Çela dhe Franc Çapja.

Vilson Pepa është në kërkim nga SPAK lidhur me një ngarkesë prej 11 tonë kokainë, një pjesë e së cilës u kap në Roterdam, Holandë, në nëntor 2020.

Sipas të dhënave paraprake, Pepa është ndaluar një ditë më parë në Santo Domingo dhe kishte me vete dokumente shqiptare dhe italiane.

Po ashtu, burimet shtojnë se atij iu gjetën edhe 5 aparate të enkriptuara dhe para cash.

Lajmi nga: BLU TV Reports

Komente

-