Koçiu: Mbi 68 mijë turistë morën shërbim në qendrat shëndetësore verore

Koçiu: Mbi 68 mijë turistë morën shërbim në qendrat shëndetësore verore

Gjatë sezonit turistik veror, 36 qendra shëndetësore nga veriu në jug kanë garantuar shërbim mjekësor 24/7 për pushuesit vendas dhe të huaj.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, bëri të ditur se nga 1 qershori deri më 31 gusht, 68,108 pushues morën shërbim mjekësor në këto qendra, ku 30% e tyre ishin turistë të huaj.

“Faleminderit përkushtimit të stafeve mjekësore, pushuesit kanë shijuar një sezon të qetë dhe të mbrojtur”, – u shpreh Koçiu.

Fluksi më i lartë i vizitave është regjistruar në qendrat shëndetësore të Golemit, Pogradecit, Plazhit të Durrësit, Malit të Robit dhe Gjirit të Lalëzit. Rastet më të shpeshta kanë qenë gastroenteritet, pickimet dhe alergjitë, virozat e ndryshme dhe hipertensioni arterial.

Qendrat shëndetësore verore do të vijojnë të qëndrojnë të hapura deri më 30 shtator 2025, duke garantuar një sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm për të gjithë pushuesit.

Lajmi nga: BLU TV Reports

Komente

-