Brajan Gruda po shkëlqen në Premier League, edhe pse emri i tij mungon sërish në listën e Kombëtares shqiptare për kualifikuesen e Kupës së Botës 2026 ndaj Letonisë. Mesfushori me tipare sulmuese mbetet një nga dëshirat më të mëdha të trajnerit Silvinjo, Federatës Shqiptare të Futbollit dhe tifozëve kuqezi, por lojtari ende shpreson për një ftesë nga Gjermania.
Këtë fundjavë, Gruda u kthye në heroin e Brighton, në fitoren spektakolare 2-1 ndaj Manchester City-t të Pep Guardiolës, në “Etihad Stadium”. Ai u hodh në fushë në minutën e 61’, duke sjellë freski dhe agresivitet në lojën e “Pulëbardhave”.
Fillimisht, veterani James Milner barazoi rezultatin nga penalltia në minutën e 67’, ndërsa në minutën e 89’ Gruda shënoi golin e fitores pas një asisti të Mitoma-s, duke i dhuruar Brighton një triumf të bujshëm.
Pas kësaj ndeshjeje, Brighton ka grumbulluar 4 pikë në tre javë, pas barazimit me Fulham dhe humbjes ndaj Everton.
Komente