Flamurtari, një nga ekipet më të investuara në sezonin 2025-2026, por ende pa fitore

Flamurtari, një nga ekipet më të investuara në sezonin 2025-2026, por ende pa fitore

Sezoni i ri futbollistik ka nisur me shumë pritshmëri për Flamurtarin, i konsideruar si një nga skuadrat më të investuara të Kategorisë Superiore 2025-2026. Megjithatë, pas dy javëve të para, ekipi vlonjat ka grumbulluar vetëm një pikë, duke lënë vend për diskutime mbi performancën.

Ish-lojtari i Flamurtarit dhe i kombëtares, Kreshnik Çipi, thekson se skuadra ka cilësinë e duhur, por se rezultati është ajo që i jep moral një ekipi që vjen nga kategoria e parë:

“Për një skuadër si Flamurtari, që ka investuar shumë dhe vjen nga Kategoria e Parë, moralin e japin vetëm pikët. Koha është ajo që duhet, pasi janë luajtur vetëm dy javë.”

Sulmi bind, por duhen përmirësime në repartet e tjera

Sipas Çipit, repartet e avancuara kanë treguar potencial, por mbeten problematikat në prapavijë dhe në organizimin e lojës:

“Sulmi ka funksionuar, por repartet e tjera duhet të përmirësohen. Kjo i takon trajnerit, por natyrisht jemi në fillim të sezonit dhe skuadrës i duhet ende kohë.”

Pa objektiva të ngurtë, por me një kontingjent cilësor

Çipi shmang vendosjen e objektivave të ngurtë për ekipin, duke theksuar rëndësinë e ecurisë ndeshje pas ndeshje.

“Nuk duhet të ndalemi tek objektivat e mëdhenj që në nisje. Flamurtari ka një kontingjent cilësor lojtarësh, ndaj duhet ecur hap pas hapi.”

Lajmi nga: Elton Nika
Elton Nika

Elton Nika

Elton Nika është gazetar i njohur nga Vlora, me një karrierë të gjatë në raportimin e lajmeve lokale dhe kombëtare. Aktualisht, ai kontribuon në Blu TV me kronika nga terreni dhe emisione informuese.

Komente

-