Banesa përfshihet nga flakët në Vlorë, dëme të shumta materiale

Banesa përfshihet nga flakët në Vlorë, dëme të shumta materiale

Një banesë në lagjen “24 Maji”, pranë zonës së njohur si ish-fusha e druve në Vlorë, është përfshirë nga flakët pasditen e së hënës.

Forcat zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe arritën të izolonin zjarrin, duke parandaluar përhapjen e tij në banesa të tjera përreth.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale në banesë janë të konsiderueshme.

Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes.

Lajmi nga: BLU TV Reports

Komente

-